Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njofton se ka mirëpritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zyrën e FIFA-s në Paris.
Në llogarinë e tij në Instagram ai ka postuar fotografi nga takimi në fjalë, ku shprehet se edhe më parë ka pasur nderin ta takojë Dr. Osmanin gjatë vizitës së tij në vendin e saj të bukur në vitin 2022, dhe se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar ato diskutime.
“Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe diskutuam plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”.
“Federata e Futbollit të Kosovës e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm programin FIFA Forward dhe Dr Osmani e kupton qartë rëndësinë e mbështetjes së qeverisë në zhvillimin e futbollit për t’u ofruar më shumë mundësi vajzave dhe djemve për të luajtur sportin tonë të mrekullueshëm”, shkroi Infantino në postimin e tij.
Tutje ai shtoi se i uroi fat presidentes sonë dhe se i ka thënë që qeveria e saj dhe FFK mund të llogarisin gjithmonë në mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit./kk



Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...