Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë njoftuan se kanë gjetur prova të reja për të mbështetur teorinë se jetanë Tokë mund të ketë filluar 1.5 miliardë vjet më herët sesa mendohej më parë.
Një ekip që punon në Gabon ka zbuluar prova që tregojnë se ka pasur kushte për jetën e kafshëve njëqelizore 2.1 miliardë vjet më parë, raporton BBC.
Shkencëtarët në Franceville, Gabon, studiuan përbërjen kimike të shkëmbit ku u zbulua formacioni, i cili ende nuk është përcaktuar me siguri nëse është fosil, dhe zbuluan se kushtet për jetë ekzistonin menjëherë para shfaqjes së formacionit, pasi përcaktuan nivelet e larta të oksigjenit dhe fosforit të shkaktuara nga përplasja e dy pllakave kontinentale nën ujë, gjë që çoi në krijimin e aktivitetit vullkanik.
Rezultatet e këtyre hulumtimeve u publikuan në revistën Prekemvrian Risrch./abcnews.al
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu