Policia e Capitol thotë se gjashtë persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongresin Amerikan.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë, shkruan Sky News.
Personat u arrestuan për “hyrje ose qëndrim të vetëdijshëm, me forcë dhe dhunë në foltoren e njërës nga dhomat e Kongresit”.
Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë kanë protestuar para ndërtesës së Kongresit, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar./abcnews.al
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë