Prokuroria Speciale e Kosovës edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Intervistimi i ministres Haxhiu do të fillojë nga ora 13:00.
Sipas PSRK-së, intervistimi i Haxhiut, po bëhet lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës.
“Me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ajo ditë më parë kishte hedhur dyshime edhe rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë nga policia serbe të premten e kaluar në Loznicë.
Albulena Haxhiu, deklaroi po ashtu se arratisja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës po bëhet me ndihmën e grupeve kriminale serbe./Arbresh.info/
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...