Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov.
Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.
Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve.
Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det.
Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.
Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.
Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.
Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse kanë ndaluar prodhimin./rel/
Eskalon konflikti në Sarandë, plagoset me thikë një person
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...