Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik.
“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sivjet në elitën e futbollit kosovar marrin pjesë këto skuadra: Ballkani, Llapi, Drita, Malisheva, Gjilani, Prishtina, Feronikeli74, Dukagjini, Suhareka dhe Ferizaj./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...