Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites vizitoi vendpunimet e rrugës Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se Kurti u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve. Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës.
Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.
Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë euro.
Bashkë me të ishin edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, si dhe zëvendësministrat Taulant Kelmendi dhe Mentor Arifaj./Arbresh.info/




Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...