Ferizaj është duke vazhduar konsolidimin për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në Futboll.
Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Superligë gjatë ditës së sotme ka njoftuar për transferimin e lojtarit Donart Llabjani, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Ferizajit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Llabjani sezonin që lamë pas ishte pjesë e skuadrës së grupmoshës u-21 të Prishtinës.
Me këtë skuadër u shpall kampion i Superligës së Kosovës në këtë grupmoshë ku shkëlqeu me paraqitjet e tij.
Lojtari në fjalë ka qenë pjesë e Ferizajit edhe kohë më parë ku edhe ka debutuar me këtë skuadër në Superligë./Arbresh.info
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...