Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se duke parë parashikimit e motit nga IHMK, ku pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, është shfuqizuar vendimi për ndalimin e qarkullimit në autoudhë dhe rrugë nacionale e Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave.
Njoftimi:
Të dashur qytetarë,
Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim:
Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë