Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj iu ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve.
Haradinaj ka thënë se do të donte shumë që mërgimtarët këtë verë ta gjenit Kosovën siç e ëndërrojnë, por sipas tij është larg prirjeve.
“Do të donim shumë që këtë verë ta gjenit Kosovën ashtu siç e ëndërroni, por për fat të keq akoma është larg pritjeve tuaja. E di që kur të vini do të donit që Kosova të jetë sikur ai vendi prej nga vini e që të mos përballeshit as me kolonat e gjata e as me pluhurin e rrugët e pakryera për qytetet e lindjes si psh: për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, për Podujevë, për Mitrovicë e kështu me radhë, të cilat qeveria jonë i ka lënë përgjysmë, si edhe shumë punë të tjera”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kreu i AAK-së thotë se me mërgimtarët sukseset dhe dëshmimet i kemi të përbashkëta, duke iu drejtuar atyre që të mos u besojnë fjalëve të mira por boshe.
“Ju jeni gjysma jonë dhe asnjëherë nuk do të jeni musafirë dhe sukseset e dështimet i kemi përbashkëta. Ju presim me bukë e krypë e zemër e ju urojmë pushime të mira në vendlindje. Të tjerat mos ja u falni e mos u besoni fjalëve të mira por boshe edhe një herë. Kosova dhe ju meritoni më mirë”, thotë ai.
Sipas Haradinajt, Kosovës i duhet ndryshimi në qeverisje./Arbresh.info/
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...