Kylian Mbappe u paraqit në Valdebebas këtë mëngjes për testet e para mjekësore si lojtar i Real Madridit dhe i përfundoi ato me sukses.
Prezantimit të Mbappes po i afrohen minutat e fundit, pasi francezi tashmë gjendet në Madrid ku ka përfunduar edhe testet mjekësore.
Mijëra tifozë ishin dalë ta presin yllin francez duke kërkuar autografe menjëherë pasi ai mbërriti në qendrën mjekësore.
⚪️ Primeras imágenes de @KMbappe en el día de su presentación con el @realmadrid
?? El francés se ha parado a firmar autógrafos tras pasar reconocimiento médico
? Lucas Calvo
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/eU94CJl1zH
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) July 16, 2024
Nuk munguan nënshkrimet nga Mbappe, i cili pati edhe disa fjalë për mediat.
“Ëndrra ime është përmbushur me siguri”, u tha Mbappe gazetarëve në një mesazh të qartë për tifozët e Los Blancos.
Ndryshe, Mbappe është transferuar si lojtar i lirë te Mbretërit, pasi vendosi të mos e rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain.
Ai do ta mbajë fanellën me numër 9 te Real Madridi. /Telegrafi/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...