Në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kursantëve të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit.
Siç njofton ministria e Mbrojtjes e Kosovës, programet e këtyre kurseve ofrojnë dhënien e njohurive të nevojshme për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve luftarake në një mjedis operacional kompleks që lidhet me sigurinë kombëtare, aftësimin për të marrë vendime të drejta dhe për të dhënë këshilla të sakta në rastet kur shqyrtohet përdorimi i forcës ushtarake.
Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) kanë diplomuar 4 oficerë nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) 2 oficerë.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se FARSh, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak.

Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...