Oficerët doganorë me autorizim të prokurorisë, kanë kryer kontrolle në dy lokacione në Rajonin e Vitisë, ku kanë arrestuar një person.
Në njoftim thuhet se janë gjetur 209 kg duhan i grirë, 43,000 copë ambalazhe si dhe 500 gram për paketim të duhanit vlera e të cilave llogaritet të jetë rreth 8 mijë euro.
“Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë. Shmangiet nga taksat doganore llogaritet të jenë rreth 8,000.00 Euro. Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës./Arbresh.info
Albion Rrahmani gjen golin e radhës në Çeki
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi e...
Presidentja e Komisionit Evropian: Iranit s’duhet t’i lejohe...
Protestat e dhunshme kundër qeverisë në Serbi përfundojnë me...
Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i s...
Rama ndan buxhetin për Parkun Memorial dhe Bibliotekën ̶...