Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, priti në takim lamtumirës Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, John Hanley, i cili në këtë takim është shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor, Erin Cox dhe Këshilltari i Lartë Ligjor në OPDAT, Etrur Maloku.
Me këtë rast, U.D. kryeprokurori Kelmendi ka vlerësuar lart angazhimin dhe kontributin profesional të Hanley që ka dhënë në forma të ndryshme për institucionet e drejtësisë, veçanërisht për Prokurorin e Shtetit në ngritjen e kapaciteteve profesionale, duke ndihmuar në fuqizimin e integritetit institucional dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Besim Kelmendi, në shenjë respekti dhe falënderimi i ka dhënë Këshilltarit Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, z. John Hanley, stemën e Prokurorit të Shtetit, me ç’rast i ka dëshiruar suksese në angazhimet e reja profesionale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni