Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë. Kandidati i selisë rozë do jetë Vangjel Tavo.
Pak ditë më parë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve në Himarë.
Qytetarët në Himarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një kryetar të ri Bashkie në 4 gusht. Kjo datë u dekretua nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas takimit në presidencë me kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi.
Presidenti njofton se kjo datë është cilësuar alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore bazuar edhe tek rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni veror për bashkinë e Himarës.
Aktualisht kjo bashki drejtohet nga kryetari i Komanduar Arqile Bollano, pas dorëheqjes së Blerina Balës në 5 Qershor. Më herët në detyrë ka qenë Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në 23 Mars./abcnews.al
Arrestohet edhe një komisionere e VV-së për manipulim votash
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për media për aks...
Raportimet për mungesë vendesh në burgje pas aksionit në Pri...
Pranohet në prova intervista e Kilajt e dhënë për prokurorët...
Vengu: Në 2026 nis prodhimi i municioneve e dronëve `Made in...
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...