Zgjedhjet në Himarë me 4 gusht kanë vëne në lëvizje socialistët. Pa humbur kohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur sot (8 korrik) në orën 8:30 mbledhjen e Kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën, por edhe koordinimi në funksion të disa zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës si dhe përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.
Ky takim i Kryeministrit me Kryesine, vjen përpara nisjes për në Samitin e NATO-s në Uashington.
Himara është një prej bashkive e cila që nga zgjedhjet e 14 majit 2023 “nuk gjen qetësi”, kjo për faktin se dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri kandidati nga “Bashkë Fitojmë”, i cili doli fitues nga këto zgjedhje, u arrestua për shit-blerje votash.
Pas arrestimit në tij, në krye të bashkisë, u vendos Jorgo Goro nga radhët e PS-së, i cili po ashtu pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik.
Teksa ndodhej në burg, Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e dytë të sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.
Aktualisht kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës është Arqile Bollano, i cili e mori në 7 qershor duke zëvendësuar Blerina Balën, edhe kjo kryetare e komanduar.
/RTSH/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...