Merih Demiral, i cili shënoi dy gola në ndeshjen që Turqia mundi Austrinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të EURO 2024, u bë në qendër të diskutimeve pasi festoi me shenjën e ‘ujkut gri’ pas golit të dytë.
Festa me duar e futbollistit të kombëtares turke me shenjën e ‘ujkut gri’ teksa festonte një gol u perceptua si ‘politike’ nga UEFA.
Ata nisën një hetim ndaj Merih Demiral dhe sipas gazetës gjermane Bild, UEFA do t’i jap një pezullim prej dy ndeshjesh futbollistit.
Nëse konfirmohet kjo, Merih Demiral do të mungojë ndaj Holandës në çerekfinale të EURO 2024.
Ish mbrojtësi i Atalantas dhe Juventusit, do të mungojë edhe në gjysmëfinale, nëse Turqia arrin të kalojë tutje. /Telegrafi/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...