PDK ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Kështu ka deklaruar kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili nga partia e tij është caktuar si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme.
Ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Prizren, në kuadër të vizitave mobilizuese në terren, bashkë me Uran Ismajlin.
“PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe është çdoherë e gatshme për zgjedhje të reja. Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Ai tutje ka thënë se “së bashku me çdo njeri vullnetmirë, e me çdo qytetar që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu, do ta bëjmë ndryshimin”./rtk
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...