Gjeorgjia ishte vendi debutues në këtë Kampionat Evropian që po mbahet në Gjermani nga data 14 qershor.
Ata ishin një ndër surprizat më të bukura të këtij eventi pasi si debutues arritën të kalojnë fazën e grupeve ku ndodheshin në një grup mjaft të vështirë, shkruan Arbresh.info.
Gjeorgjianët kaluan nga vendi i tretë me katër pikë grupin ku ndodheshin së bashku me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë.
Një ndër më meritorët për kalimin e grupit ishte portieri Mamardashvili.
Gjeorgjia u eliminua menjëherë pas fazës së grupeve pasi u mposht nga Spanja 4-1, mirëpo portieri i tyre është duke prirë akoma në listën e goditjeve drejt portës.
Ai ka realizuar plot 29 pritje duke lënë shumë mbrapa kolegët e tij nga kombëtaret tjera.
I dyti në listë është Nita i Rumanisë, teksa pas tij vijnë Donnaruma i Italisë, Oblak i Sllovenisë dhe Casteels i Belgjikës me nga 14 pritje secili.
Të gjithë këta portierë janë eliminuar në fazën e 1/8 së finales mirëpo deri në fund mbetet për tu parë në qoftë se do arrij ta zë dikush nga portierët e kombëtareve të mbetura gardianin e Gjeorgjisë./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...