Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Turqi.
Osmani ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit me Turqinë, në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, mbrojtjen dhe politikën e jashtme.
Ajo, po ashtu, potencoi rolin e rëndësishëm të komunitetit turk në Kosovë.
Presidentja Osmani dhe ambasadori Tunç Angılı diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast Osmani e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme./Arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës