Meta po prezanton chatbot-in me AI në Instagram, duke filluar me një test në SHBA.
Ky chatbot, i zhvilluar përmes Meta Al Studio, do të integrohet në mesazhet e Instagramit.
Ai është krijuar për t’u angazhuar me përdoruesit në një mënyrë argëtuese dhe interaktive, duke ofruar përgjigje dhe rekomandime të personalizuara.
CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, e parashikon chatbot-in si një “formë arti” në zhvillim që do të përmirësohet me kalimin e kohës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa fokusi fillestar është te argëtimi, ai beson se chatbot-i do të bëhet përfundimisht mjet i sofistikuar për krijuesit dhe bizneset që të ndërveprojnë me audiencën e tyre.
Për të siguruar transparencë, Meta do ta etiketojë chatbot-in si Al, në mënyrë që përdoruesit të jenë të vetëdijshëm se po ndërveprojnë me një makinë artificiale.
Bëhet e ditur se kompania po bashkëpunon me krijues si Wasted dhe Don Allen Stevenson III për të zhvilluar versionet e hershme të këtij chatbot-i.
Ndryshe, përpjekja e Meta-s për mjete me Al përputhet me trendin në rritje të integrimit të Inteligjencës Artificiale në platformat e rrjeteve sociale.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...