Kuvendi i Kosovës është sqaruar për seancën e sotme plenare, për të cilën pati deklarime se prezenca e Listës Serbe ndërlidhet me mos humbjen e mandatit të tyre.
Në komunikatën e dërguar për media bëhet e ditur se seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e datës 24 qershor 2024, bazuar në vëllimin e materialit për shqyrtim.
“Asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës Serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mos mbajtjes së seancës së sotme. Deputetët nga radhët e Listës Serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024. Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht”, thuhet në komunikatë.
Tutje Kuvendi njofton se punimet në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve dhe për rrjedhojë, deri në përfundim të sesionit pranveror, seancat do të mbahen në sallën 506 sikurse sot.
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...
E konfirmon Hoxha: Osmani dhe Begaj pjesëmarrës në marshin “...
Momente paniku! Një burrë tenton t’i marrë fëmijën një gruaj...
FC Ferizaj i kundërpërgjigjet Prishtinës së Re, hedh posht a...
Vazhdon shkëlqimi i Florent Hasanit, realizon golin e 17 në ...
Kurti në Mynih takoi ministrin e Norvegjisë, flasin për mund...