Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, dhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, kanë vizituar Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare, përkatësisht aparaturën e PET-CT, e cila tashmë ka filluar të operojë për herë të parë dhe të ofrojë shërbime për pacientët tanë.
PET-CT është një teknologji e avancuar diagnostike që ofron mundësi të reja për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin.
Para nisjes së këtij shërbimi, stafi është trajnuar nga ekspertët ndërkombëtarë.
Aparatura është donacion nga “Al Waleed Philanthropies” nga Riadi, Arabia Saudite, me ndërmjetësimin e Fondacionit “Jahjaga”, nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Pacientët nuk do të kenë më nevojë të dalin jashtë vendit për të marrë këtë shërbim esencial, duke kursyer kohë dhe mjete financiare.
“Ky shërbim kompleton gamën e shërbimeve diagnostike në QKUK”, thuhet në njoftimin e SHSKU-së.
Drejtorët Azizi dhe Hajdari, shprehën kënaqësinë për avancimin e kapaciteteve diagnostikuese të SHSKUK-së/QKUK-së, duke e theksuar rëndësinë e këtij shërbimi të ri në përmirësimi dhe mirëqenien e pacientëve tanë.
Ata falënderuan gjithë stafin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...