Punonjësve të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Gardës së Republikës, Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit iu është rritur paga.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj secilit prej tyre për angazhimin në dobi të sigurisë publike dhe në rritjen e besimit të qytetarëve
“Dhe me lajmin e mirë të rritjes së pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Gardës së Republikës, Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time çdo njërit prej tyre për angazhimin në dobi të sigurisë publike dhe në rritjen e besimit të qytetarëve”, ka shkruar ai në Facebook./Arbresh.info/
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...