Në Klinikën e Neurokirurgjisë u vendos në funksion pajisja mjekësore “Neuroendoscope”.
Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai tha se me këtë pajisje mundësohen operacione në kokë përmes kanaleve natyrale të hundës pa hapur kafkën.
“Trajtimi me këtë shërbim jashtë institucioneve publike kushton nga 7,000-10,000 euro për pacient. Tani e tutje po ofrohet falas në shëndetësinë tonë publike.”, ka shkruar ai.
Vitia ka njoftuar se me këtë shërbim të ri sigurohet:
Saktësi shumë e lartë në ndërhyrje.
Ulë traumën dhe dhimbjen për pacientin.
Redukton kohën e qëndrimit në spital dhe shërimit./Arbresh.info/
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...