Ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që ti largojnë tri bomba të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas njoftimit, bombat ishin gjermane të llojit SC-50 me peshë 50 kilogramëshe, shkruan Arbresh.info.
Ato u hasën në fshatin Shakovicë, gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, bën të ditur FSK.
FSK njofton se ato janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.
“Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që ti largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga lufa e dytë botërore.”, thuhet në njoftim.
“Bombat jan gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026