Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Gërvalla mes tjerash deklaroi se një Bashkim Evropian më i fortë, është një përgjigje më e mirë për sfidat e të sotmes dhe të së ardhmes.
“Erdhëm sot në Luksemburg për të diskutuar integrimin e mëtejmë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe jo vetëm të Ballkanit Perëndimor. Besoj se kjo është tema kryesore. Duke e parë integrimin e gjithë Evropës, atyre shteteve që qëndrojnë pranë vlerave evropiane, mbështesin principet evropiane dhe nuk janë vetëm çështje politike, por janë për rritjen e sigurisë në Evropë në kohën kur po ballafaqohemi me agresionin rus në Ukrainë, dhe kur një Bashkim Evropian më i fuqishëm është një përgjigje më e mirë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe atyre të së ardhmes”, tha ajo.
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Rama për Kushtetuesen, paralajmëron ndërhyrje në legjislacio...
Identifikohet dhe arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dh...
Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim për çlirimtarët, reagon gru...