Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mes një veture dhe një kamioni në aksin rrugor Viti-Kllokot.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit.
“Rreth orës 08:00 në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshira një kamion dhe një automjet. Si pasojë e këti aksidenti lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit