Janë shpërndarë 175 tabela të mençura për fëmijët në shkollat e kryeqytetit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij këto tabela do të lehtësojnë dhe modernizojnë mësimdhënien për fëmijët tanë dhe arsimtarët.
“Premtimi jonë për digjitalizim të shkollave tani është realitet. Bashkë me Nënkryetaren dhe Drejtoren për Arsim, Dr.Jehona Lushaku Sadriu, shpërndamë 175 tabela të mençura në shkollat tona. Këto tabela do ta lehtësojnë dhe modernizojnë mësimdhënien për fëmijët tanë dhe arsimtarët që të jenë në hap me kohën”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama tha se do të vazhdojnë punën pandërprerë për ngritje të cilësisë e kushtet më të mira në shkolla të Kryeqytetit./Arbresh.info/
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë