Zvicra ka barazuar 1-1 me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.
Një fitore për Helvetikët do të thoshte kalimin në fazën e eliminimit direkt, por tani u ka vështirësuar gjërat vetës.
Pas vetëm 13 minutash, Zvicra pësoi një auto-gol nga Fabian Schar që nuk ia doli të devijonte goditjen e Scott McTominayt.
Por, Xherdan Shaqiri i barazoi shifrat në 1-1 me një super gol nga distanca në minutën e 26-të.
Zvicra ishte e pafat në minutën e 33-të, pasi VAR-i e anuloi golin e Dan Ndoye për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë ishte dramatike, por që gola nuk kishte.
Zvicra filloi me dominim të lehtë, por Skocia i shkaktoi shumë vështirësi.
Në minutën e 58-të, Ndoye nuk ia doli të shënonte nga afërsia, duke e gjuajtur topin ngjitur shtyllës së majtë.
Grant Hanley (67’) rrezikoi për Skocinë, por që mbrojta e Helvetikëve ishte e pathyeshme.
Breel Embolo mendoi se kishte shënuar për 201 në minutën e 83-të, por që ai ishte në pozicion jashtë loje.
Gjermania tashmë e kualifikuar është lidere e Grupit A me gjashtë pikë, Zvicra me katër, Skocia me një dhe Hungaria e eliminuar pa pikë. /Telegrafi/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale