Opozita ka zhvilluar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës. Tubuesit iu rikthyen hedhjes së molotovëve.
Në drejtim të godinës së bashkisë u hodhën edhe vezë e sende të tjera, e po ashtu u dogjën edhe goma.
Kjo u bë edhe arsyeja e një përplasjeje me policinë. Teksa efektivët e policisë tentonin të shuanin djegien e gomave, një grup qytetarësh u vendosën pranë tyre duke penguar hedhjen e ujit.
Në drejtim të punonjësve të policisë që qëndronin para godinës është goditur edhe me fishekzjarre duke rrezikuar jetën e tyre.
Protesta përsëritet për të disatën herë, ku vetëm brenda kësaj jave është dyta. Protestuesit hoqën edhe gardhin metalik të vendosur nga efektivët e policisë.
Ndryshe nga herët e kaluara, protestuesit mbanin edhe flamujt të Partisë Demokratike, shtyrë edhe nga vendimi që i la vulën liderit historik të saj, Sali Berisha, shkruan tvklan.
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...