Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur diplomatin amerikan William Walker.
Krahas urimeve për përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasadori Walker u shpreh i lumtur që është në Kosovë për ta shënuar dhe festuar këtë përvjetor.
Në këtë takim miqësor, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, ambasadorin William Walker.
U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.
Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s. /Arbresh.info




Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...
Kongresistë e senatorë, letër Sekretarit Rubio: Mos e redukt...
Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them ...
Publikohet formacioni i javës 1/8-ës së finales në Champions...
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...