Kosova është në prag të shënimit të ‘25 Vjetorit të Çlirimit. Policia e Kosovës, për sot, ka paralajmëruar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë në kryeqytet, disa vendkalime kufitare, si dhe rrugën që shpije për në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Institucionet e Republikës së Kosovës kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar këtë datë të rëndësishme për vendin. Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin ndërkombëtar “ Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në këtë njoftim.
Poliocia kërkon nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik kenë mirëkuptim pasi në intervale të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...