Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
08:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Mediet mund të marrin pamje vetëm nga pritja para objektit të Presidencës. (Para Presidencës)
09:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Blair do të deklarohen për medie. (Para Presidencës/ kabineti i presidentes)
09:30
Organizuesit e ekspozitës “Reporting House” dhe disa prej artistëve e gazetarëve që do të kenë punët e tyre të prezantuara në ekspozitë mbajnë konferencë për medie. (Ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, Prishtinë)
10:10
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)
10:25
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne. Deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. (Kuvendi Kosovës)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova” mbajnë konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Folës kryesorë janë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë; Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë; Jeffrey Hovenier, ambasador i ShBA-së. (Klan Arena, Zona Industriale)
12:00
Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat (SHPCM) do të mbajë protestë. (Para Objektit të Qeverisë së Kosovës)
12:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskurom për Listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
12:30
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
13:00
Mbahet ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Kryeqytetit” për Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë gjatë luftës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës)
13:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit me temën “Progresi i reformës në drejtësi”. Me këtë rast, do të publikohet dhe raporti analitik “Reforma në Drejtësi: Arritjet, sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
13:30
Mbahet paneli i dytë i konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. (Klan Arena)
16:00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Me këtë rast, atij do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
16:00
Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. (Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
17:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë për nderimin e punës dhe kontributit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve gjatë periudhës së okupimit (Vendum, rr. “Tringë Smajli”)
18:00
Hapet Galeria brenda ish-objektit “Gërmia” me ekspozitën “Reporting House”, e cila prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia”, Prishtinë)
19:30
Fondacioni “Kosova 25” mban ceremoninë gala të çlirimit të Kosovës për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish të burgosurit politikë, aktivistët dhe të gjithë patriotët e tjerë, gra e burra që kontribuuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. (Marinë, Skënderaj)
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...