Klea Llagonia është kurorëzuar Miss Shqipëria 2024. Eneida Muçaj u shpall shoqëruesja e parë e Miss Shqipërisë, ndërsa Rebeka Cani u shpall shoqëruesja e dytë.
Edicioni i 26 i këtij kompeticioni u përmbyll me një mbrëmje magjike, organizuar në kalanë e Peqinit. Nën moderimin e Drita Zirit dhe Ermal Peçit, ishte një spektakël i organizuar deri në detaje duke na dhuruar mjaft emocione.
Gjatë mbrëmjes skena gjithashtu u elektrizua edhe nga tingujt e muzikës shqiptare nga këngëtarë të mirënjohur si Xhesika Polo, David Dreshaj, NRG Band, Altin Goci, Stresi dhe Argjend Gjigja./rtsh.al/
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...