Triumfi i Champions League ndaj Dortmundit, bëri që festa e madrilenëve mos të ndaloj as të dielën mbrëma deri në orët e vona.
Në festë morrën pjesë të gjithë lojtarët, ku shfrytëzuan edhe të flasin para fansave, shkruan Arbresh.info.
E njëri prej tyre ishte edhe Toni Kroos, në ceremoninë lamtumirëse me tifozët gjermani u shpreh i emocionuar.
Ai madje edhe e tregoi trashëgimtarin e numrit tetë tek skuadra e Real Madridit.
“Madrilenë ju dua shumë, këtë trofe jua premtova dhe e mbajta fjalën. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Kjo është shtëpia ime dhe kështu do të jetë gjithmonë. Kë doni që të veshë fanellën me numër tetë sezonin e ardhshëm?! Unë them ky djali këtu (duke iu drejtuar Valverdes), numri tetë është për të”, u shpre Kroos.
Kujtojmë se Toni Kroos do të pensionohet nga futbolli pasi të përfundoj Kampionatin Evropian me Gjermaninë, teksa me Realin e ka përmbyllur karrierën në mënyrë fantastike duke fituar titullin në La Liga dhe Champions League./Arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...