Dita Botërore e Fëmijëve po shënohet me një sërë aktivitetesh në sheshet e kryeqytetit. Për këtë ditë, Policia e Kosovës në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kanë takuar qindra fëmijë.
Fëmijëve u janë shpërndarë fletushka të përgatitura nga policia me porosi të rëndësishme për ta. Fletushkat kishin përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga fletushka ‘Unë mbrohem me ligj’ që ofron sqarime rreth ‘Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve’ (fletushkë e shtypur në tri gjuhët), fletushka tjera për sigurinë në trafik, po ashtu u shpërndan edhe shumë rekuizita tjera me logo të policisë.
Më pas, nga ora 12:00, duke filluar nga ‘Sheshi Skënderbe’, e duke vazhduar për në ‘Sheshin Zahir Pajaziti’, policia ishte pjesë e paradës së bashku me fëmijët. Qindra fëmijë u fotografuan me zyrtarë policorë dhe afër pajisjeve policore. /Arbresh.info





Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...