Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë të dyshuar për vjedhje të stolive të arit në vlerë prej 10 mijë euro.
Sipas njoftimi, njëri nga të arrestuarit është i mitur, ndërsa tjetri është i moshës madhore, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 000 euro. Pas një hetimi të gjerë dhe intensiv nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, ku janë siguruar informata dhe janë analizuar shumë prova është arritur të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”./Arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C