Superliga e Turqisë, ka mbyllur sezonin, me Galtasaray që është shpallur kampion me 102 pikë, duke e lënë në vendin e dytë Fenerbahcen me 99 pikë.
Ndeshjet e xhiros së fundit vendosën titullin dhe mbijetesën, me Galatasaray që fitoi me rezultat 3-1 në fushën e vështirë të Konyaspor, për t’iu gëzuar titullit të dytë me radhë.
Fenerbahce edhe pse fitoi me rezultat 6-0 ndaj Istanbulspor, mbetet në vendin e dytë me 99 pikë, ku nga 38 ndeshje kishte vetëm një humbje.
Dy gjigantët e Stambollit do të luajnë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Besiktas me fitimin e Kupës së Turqisë, do të luajë në Europa League.
Trabzonspor mbetet në vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, po ashtu, ndërsa nga një vend në garat ndërkombëtare e kanë siguruar edhe Basaksehir dhe Kasimpasa.
Nga elita e futbollit turk janë larguar Ankaragucu, Karagumrut, Pendikspor dhe Istanbulspor.
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...
Një mjeke sulmohet nga qentë endacakë në hapësirat e QKUK-së
Mbyllet për publikun seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, ...
Policia identifikon 70-vjeçarin që u gjet i vdekur në një rr...