Në ndeshjen e dytë të finaleve të Konferencës Perëndimore, Dallas Mavericks mundën si mysafir Minesota Timberwolves me rezultat 109:108, duke kaluar në epërsi 2:0.
Heroi i Mavericks ishte slloveni Luka Doncic, i cili shënoi tre sekonda para fundit ndaj Rudy Gobert për fitoren e dytë të Dallasit në serinë e finaleve perëndimore.
Skuadra vendase kishte një goditje për të fituar, por Conley humbi dhe fitorja shkoi për Doncicin dhe ekipin e tij.
Doncic e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 13 asistime dhe dhjetë kërcime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 20 me gjashtë asistime dhe katër kërcime. Daniel Gafford e përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe pesë kërcime, dhe Derreck Lively shënoi 14 pikë me nëntë kërcime dhe dy asistime, ndërsa P. J. Washington kishte dhjetë pikë dhe pesë kërcime.
Te Minesota, Naz Reid ishte më i miri me 23 pikë dhe dy kërcime, ndërsa Anthony Edwards shtoi 21 pikë me shtatë asistime dhe pesë kërcime, dhe Mike Conley e përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe pesë kërcime dhe asistime. Gobert shtoi 16 dhjetë kërcime dhe dy asistime, dhe Towns ishte gjithashtu dyshifror me 15 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime.
Seria tani zhvendoset në Teksas kur Maverick si vendas do të kenë një shans për të siguruar një vend në finalet e mëdha të NBA me dy fitore. /Telegrafi/
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...