Përfaqësues nga Shoqata për Evropën Juglindore në Mynih (Southeast Europe Associaton), e cila është e bazuar në Mynih, po qëndrojnë në vendin tonë në një vizitë studimore, në kuadër të së cilës u mirëpritën në takim nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Në fjalën e tij hyrëse dhe bashkëbisedimin e zhvilluar me anëtarë të kësaj shoqate, zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi ata mbi situatën aktuale në vend dhe të arriturat e sukseset e vendit tonë përgjatë tri viteve të fundit të qeverisjes, shkruan Arbresh.info.
Duke prezantuar tri shtyllat e integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe dialogut, ai theksoi se objektiv i rëndësishëm ka qenë avancimi në rrugëtimin drejt integrimit evropian, ku tashmë është finalizuar procesi i liberalizimit të vizave dhe kemi bërë hapa tutje në zbatimin e agjendës së reformave evropiane dhe arritjen e standardeve evropiane, të cilat u bënë shkas më tej dhe për aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022.
“Mbi zhvillimin ekonomik u theksua progresi që ka njohur vendi ynë dhe disa prej indikatorëve makroekonomikë, si përmes rritjes ekonomike, rritjes së punësimit, rritjes së eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, si dhe vëmendjen e kushtuar ndaj përkujdesjes për gjithëpërfshirje e shpërndarje të barabartë tek të gjithë qytetarët, e veçanërisht përkrahjes së grave dhe të rinjve, si kryeqendër e forcë shtytëse ndër më kryesoret në zhvillimin e vendit tonë.”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, u përmendën edhe raportet e indekset ndërkombëtare, të cilat dëshmojnë mbi nivelin e progresit që ka njohur Kosova në tri vitet e fundit në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, zhvillim ekonomik, liritë dhe të drejtat e demokratizimi.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Bislimi theksoi se Kosova mbetet palë konstruktive dhe e përkushtuar, por procesi po përballet me refuzimet e shpeshta të palës tjetër për avancim tutje në shumë çështje e posaçërisht shkeljet e njëpasnjëshme dhe mungesës së zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Bislimi i falënderoi pjesëmarrësit për vizitën e tyre në Kosovë dhe për bashkëbisedimin, duke i uruar dhe vijim të mbarë e të frytshëm të qëndrimit të tyre në vendin tonë./Arbresh.info/

Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...