Policia e Kosovës ka raportuar se kanë arrestuar një person gjatë ditës së djeshme, i cili ishte në arrati.
Gjatë asaj kohe sa ka qenë në arrati, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy personave tjerë.
Gjatë kontrollit, janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan /15.07.2023 – 15:40. Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit