Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Aleanca kanë qenë konsistente në raport me marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar ka me qenë më i kushtueshëm se ai fillestar.
“Qëndrimi konsistent i Aleancës në raport me Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit është bazuar në faktin se e kemi ditur që obligimi i mëvonshëm ndaj dakordimit ndërkombëtar është shumë më i dëmshëm e i kushtueshëm për vendin se obligimi fillestar. Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, e tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...