Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
LDK ka thënë se vendimet e vonuara të Qeverisë janë gjithnjë të dëmshme.
“Autorësia mbi asociacionin pasi autonomia është vënë kusht, është vonesë e kushtueshme! Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve politike të LDK-së, sot Kosova do të kishte edhe Këshillin e Evropës edhe do të shmangte autonominë. Populizmi kushton”, thuhet në postim.
Në videon e bashkëngjitur në një postim, Abdixhiku thotë se “Ne kemi kërkuar që institucionet e Kosovës të marrin autorësinë për themelimin e Asociacionit, të jenë autorë të këtij asociacioni. Pra, të nisin të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit. Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së dhe prapë po e kristalizoj. Asnjë propozim që nuk del me autorësi të institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”.
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro