Manchester City do të zbresë në fushën e lojës këtë të martë përballë Tottenham, në një sfidë që vlen më shumë se 90 minuta apo tri pikë, pasi nga kjo përballje varet edhe titulli kampion.
Kampionët e Anglisë qëndrojnë në vendin e dytë në kuotën e 85 pikëve, një më pak se Arsenal, teksa përpara sfidës me Tottenham, trajneri Pep Guardiola theksoi se ky është momenti për të treguar forcën.
“Të gjithë jemi të përgatitur për këtë ndeshje, të gjithë e kuptojmë se nëse fitojmë dy ndeshjet e fundit jemi kampionë, ndaj nuk ka shumë vend për fjalë të tepërta. Ky është moment ynë, kjo është ndeshja jonë dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë. Përpara nesh është Arsenali dhe unë e konsideroj mundësi të jashtëzakonshme që në këtë pikë të sezonit kemi një ndeshje më shumë. Është e vërtet që në katër ndeshjet e fundit të Premier League nuk kemi shënuar asnjë gol ndaj Tottenham, por nuk dua të kapem te statistikat, apo te e kaluara. Unë di të them që e ndjej dëshirën e grupit për këtë ndeshje dhe jo vetëm, të gjithë besojmë të titulli kampion” – tha fillimisht trajneri spanjoll.
Në lidhje me formacionin, Guardiola tregoi se Ake dhe Grealish do të jenë me shumë mundësi me skuadrën për ndeshjen e radhës.
“Grealish e ka lënë pas sëmundjen dhe ka punuar me skuadrën. Edhe Ake ishte shumë mirë, duke dhënë shenja pozitive pas takimit me Fulham dhe kjo na gëzon. Por, do të shohim situatën deri pak para fillimit të sfidës” –përfundoi Guardiola.
Sfida e prapambetur e javës së 34-të të Premier League, Tottenham – Manchester City luhet këtë të martë duke nisur nga ora 21:00./ss
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...