Interi ka marrë një tjetër fitore, kësaj radhe 5-0 në udhëtim te Frosinone dhe ka ngritur distancën me pozitën e dytë në kampionat në 21 pikë.
Edhe pse titulli kampion është festuar disa xhiro më parë, Interi vazhdon të shkëlqej dhe të marrë fitoret radhazi.
Në sfidën ndaj Frosinones, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka qenë titullar dhe zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.
Kjo ka bërë që trajneri i Interit, Simone Inzaghi të flas fjalë të mira për mesfushorin shqiptar duke thënë se edhe ai vet e di se është përmirësuar.
“Kristjan Asllani është rritur shumë dhe madje edhe ai vetë e ka kuptuar përmirësimin që i ka ndodhur gjatë muajve të fundit. E meriton të luajë, pasi e kemi aktivizuar titullar edhe në ndeshje delicate dhe nuk ka zhgënjyer”.
“Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, por shpenzova dy fjalë më shumë për Asllanin, pasi e meriton vërtetë”, u shpreh Inzaghi.
Ky është sezoni i dytë i Asllanit me fanellën e Interit, me mesfushorin 22-vjeçar që vitin e parë luajti një total prej 854 minutash, ndërsa këtë vit numëron 1044 minuta në fushë, kur kanë mbetur ende edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar. /Telegrafi/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...