Paraqitjet e mira me Real Madrid e kanë futur emrin e Vinicius Junior në debat për “Topin e Artë” dhe trajneri i skuadrës së kryeqytetit spanjoll, Carlo Ancelotti, ka thënë se braziliani e meriton çmimin prestigjioz.
Vinicius ka shënuar pesë herë dhe ka dhënë po aq asistime vetëm në Champions League në këtë sezon për të ndihmuar Real Madridin ta sigurojë një vend në finale, ndërsa ka shënuar gjithashtu trembëdhjetë gola në La Liga, që “mbretërit” e fituan për herë të tridhjetë e gjashtë.
“Vinicius po bën një punë të shkëlqyeshme. Ai është një profesionist shumë i disiplinuar dhe meriton gjithçka që ka arritur. Para vetes ka një finale të Champions League dhe më pas ai do të jetë në Copa America. Ai është shumë afër dhe nëse ka rezultate pozitive në të dyja kompeticionet mund ta fitojë ‘Topin e Artë’”, ka thënë Ancelotti. /rtk
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...