
A woman withdraws money from an ATM in the Cypriot capital of Nicosia, on March 16, 2013. Eurozone finance ministers agreed on a bailout for Cyprus, the fifth international rescue package in three years of the debt crisis. AFP PHOTO/BARBARA LABORDE (Photo credit should read BARBARA LABORDE/AFP/Getty Images)
Autoritetet rumune për zbatimin e ligjit kanë arrestuar tetë kriminelë kibernetik si të dyshuar për pjesëmarrje në grupeve kriminale në mbarë botën që kanë vjedhur të holla duke përdorur programe keqdashëse.
Ky operacion, që është thënë se është i tipit të parë në Evropë, është kryer nga policia ndërkombëtare rumune në Romani dhe Moldavi së bashku me drejtorinë për hetimin e krimeve të organizuara si dhe në bashkëpunimin me Europolin, Eurojust dhe autoritetet e tjera evropiane për zbatimin e ligjit, shkruan arbresh.info.
Europol nuk ka zbuluar emrat e tetë kriminelëve të arrestuar, por ka thënë që grupi ka përdorur pjesë të programit keqdashës të quajtur ‘Tyupkin’ për të kryer sulme duke infektuar bankomatat në mbarë Evropën, gjë që i ofronte atyre përfitime të mëdha.
Me ndihmën e këtij virusi Tyupkin, të dyshuarit ishin në gjendje të zbrazin të gjitha parat në bankomatat e infektuar, shkruan arbresh.info. Tyupkin është analizuar së pari në vitin 2014 nga Kaspersky Lab pas kërkesës nga institucionet financiare. Gjatë hulumtimeve, Kaspersky gjeti këtë virus në më shumë se 50 bankomate në Evropën Lindore.
Edhe pse Europol nuk specifikoi se sa shumë para në përgjithësi ishte në gjendje të vjedh grupi kriminal, besohet që hakerët ishin në gjendje të shkaktojnë “humbje të konsiderueshme” në mbarë Evropën që mund të ishin miliona euro./arbresh.info
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...