Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar katër raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, mbi Gadishullin e Krimesë.
Këto raketa njihen si Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë (ATACMS), që Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në Ukrainë në javët e fundit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk dha më shumë detaje.
Më herët gjatë javës, zyrtarët rusë thanë po ashtu se Ukraina ka sulmuar Kriemenë me raketa ATACMS në përpjekje për të mposhtur mbrojtjen ajrore ruse në gadishullin e aneksuar, por gjashtë prej tyre Rusia pretendoi se i rrëzoi.
Një zyrtar amerikan muajin e kaluar tha se Uashingtoni javëve të fundit ka dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.
Raketat ATACMS, me rreze veprimi prej 300 kilometrash, për herë të parë u përdorën mëngjesin e 17 prillit, kur u sulmua një bazë ajrore ruse në Krime, që gjendej rreth 165 kilometra nga vijat e frontit në Ukrainë, tha zyrtari.
Pentagoni fillimisht kishte kundërshtuar dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, për shkak të shqetësimit se këto armë do të merreshin nga stoqet amerikane dhe do të dëmtonin gatishmërinë ushtarake të SHBA-së.
Po ashtu ka pasur shqetësime se Ukraina do t’i përdorte këto raketa për të sulmuar caqe thellë në territorin brenda Rusisë, gjë që do të mund të çonte në përshkallëzimin e luftës drejt një konfrontimi mes Rusisë dhe SHBA-së.
Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë nga Ukraina më 2014. Flota e saj e Detit të Zi është e stacionuar në këtë gadishull.
Të enjten, sekretari i Jashtëm britanik, David Camoron, premtoi 3 miliardë funta për ndihmën vjetore ushtarake për Ukrainën. Ai tha se shteti i tij do ta ndihmojë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se Londra nuk ka kundërshtime nëse armët e saj përdoren për sulme brenda Rusisë, deklaratë që nxiti reagime të ashpra nga Moska, e cila ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022./rel
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...