Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas burimeve të Arbresh.info, të plagosurit janë nga dy familje që janë në hasmëri.
Mjeku kujdestar në Emergjencë, Agron Çitaku ka thënë se njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë dhe do të hyjë në sallën e operacionit.
“Kanë mbërri katër raste, trajtimi ka zgjatur deri tani. Prej tyre në gjendje më të rëndë, dy më të lehtë ata mund të lëshohen. Ata kanë plagë shpuese, dhe plagë skopetale, trajtimi është duke vazhduar, tash njëri do të futet në sallë. Për momentin njëri prej tyre mund të themi se është në rrezik për jetë, të tjerët jo”, ka deklaruar mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, në konferencë për media.
Çitaku ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë të rinj, dy pak më të vjetër se 50 vjeç./Arbresh.info
Lexo edhe:
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...